Bashkë me Blunt, çdo herë krijojnë hite të cilat dëgjohen me të madhe e që mbesin në memorien e shumëkujt.
Por, projektet e Real dhe Blunt e kanë edhe një karakteristikë tjetër. Ato nuk ‘fluturojnë’ me shikime në Youtube por mbajnë shifra ‘përtoke’.
Ndryshe nga kolegët, shifrat milionëshe dyshifrore të shikimeve Blunt dhe Real nuk i mbërrijnë me aq lehtësi.
E duket se për këtë, dyshja kanë një shpjegim – mos blerjen e klikimeve.
Këtë Real e ka ripërsitur sot përmes një postimi ku është shprehur: ‘Yjet e vërtetë nuk blejnë klikime’.
Kujtojmë se kënga e fundit e dyshes është ‘Vera’ e publikuar pak ditë më parë që po pëlqehet shumë. /PRIVE.AL