Sonte fillon spektakli Big Brother VIP Kosova 2 (FOTO)

By

Pritjes po i vjen fundi!

Nisja e edicionit të dytë të formatit gjigant televiziv Big Brother VIP Kosova, do të ndodh sonte.

Edhe një herë tjetër do të keni mundësinë që të preferuarit e juaj nga kasti i përzgjedhur me shumë vigjilencë, t’i ndiqni 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.

Spektakli i parë ‘Prime’ do të nis sonte, duke filluar nga ora 21:00, derisa i njëjti do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.

Nikoqirët e programit edhe për këtë vit do të jenë, prezantuesi nga Kosova, Alaudin Hamiti dhe aktorja nga Shqipëria, Jonida Vokshi.

Por, siç ju kemi njoftuar, ndryshime do të ketë në panelin e opinionistëve, ku përpos prezantueses, Anita Haradinajt që në këtë rol erdhi edhe në sezonin e parë, një karrige është rezervuar ekskluzivisht edhe për gazetarin, Bledi Mane.

Ndërkaq, tani është zbuluar pak nga shtëpia e BBVK 2, me Alaudin Hamitin i cili ndau një postim në InstaStory. Ai ka ndarë një fotografi shkrepur po në shtëpi gjatë vizitës së Ben Blushit.

Gjithashtu, nikoqiri ka ndarë edhe një fotografi të studios e cila do të zbulohet tërësisht sonte.

Artikuj të ngjashëm