Prekni hundën! Imazhe të reja të Ledrit dhe të dashurës

By

Paraqitjet e tyre të përbashkëta ende përbëjnë lajm.

Kjo jo sepse vendosin të fitojnë vëmendjen e medias me imazhe në të njejtin vend duke stërzgjatur drama pa nevojë, por sepse realisht, lidhjen e tyre duan ta mbajnë në privatësi maksimale.

Ledri Vula dhe Adela Sollaku imazhet e përbashkëta i kanë të rralla por është rrjeti social Snapchat ai i cili po rezulton të jetë ‘problematik’.

Varësia në të ka bërë që të shfaqen pak në publik. Në disa prej fotove të postuara, çifti shihet duke darkuar, të lumtur deri sa s’ka.

Ndryshe, Ledri pak kohë më parë ishte në Maldive në po të njejtën kohë me Lori Hoxhën, mikeshën e përbashkët të tij dhe Adelës, por foto nga kjo e dyta nuk u panë në rrjete sociale. /PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm