Teksa drama e Alvisës po vazhdon pas zhvillimeve shokuese të së shtunës mbrëma, Arjan Konomi ka kërkuar falje për reagimin e tij ndaj konkurentës dhe fjalën e saj e ka thënë Olsa Muhameti.
Autorja e “Përputhen” është shprehur e lumtur që shantazhuesi është demaskuar, duke aluduar në këtë formë në Hysenin.
“Nga e gjithë kjo situatë jam shumë e lumtur që arritëm të demaskojmë shantazhuesin. Duke i dhënë zemër të gjithëve ta bëjnë publike dhe jo ta fshehin publikimi i këtyre situatave është senzibilizimi më i mirë” – është shprehur autorja e programit.
Tutje, ajo reagimin e saj e ka mbyllur me një deklaratë që është interpretuar si konfirmim i vazhdimit të Alvisës në program, përkundër presionit nga Hyseni për ta lënë emisionin.
“Jam e lumtur që ti nuk u dorëzove duke u larguar nga programi (ëndrra jote). Dhe mbi të gjitha sot si një vajzë e lirë nga shantazhet (se nuk pinë më ujë) ke të drejtë të pëlqesh dhe të duash këdo ti pa të të shantazhuar dhe përndjekur njeri” – përmbyllë Olsa reagimin e saj.
Pas një shkëputje që duhet për t’u rehabilituar nga trauma, Alvisa mesa duket do të jetë tutje pjesë e programit për të vazhduar njohjen me Bashkimin. /Prive.al