Mozzik po lanson në treg NFT që mund ta pasurojnë artistin me miliona dollarë

By

Sot gjatë ditës, Mozzik bëri të ditur se me 13 nëntor do të lansojë në tregun virtual plot 5000 NFT

Çka janë NFT?

Kushdo që nuk është ende i njohur me NFT-të – NFT do të thotë “non-fungible token” (“token jo i këmbyeshëm”*. Në thelb, një NFT është një aset dixhital që lidh pronësinë e sendeve unike fizike ose dixhitale si vepra arti, pasuri të patundshme, muzikë ose video.

Pra, NFT-të mund të shihen si koleksione moderne. Ato blihen dhe shiten në internet – dhe ofrojnë dëshmi dixhitale të pronësisë së një artikulli të caktuar. NFT-të – si kriptovalutat – regjistrohen në mënyrë të sigurt në një blockchain, duke siguruar që aseti të jetë ekskluzivisht unik.

Rikthehemi tek Mozzik.

Artisti njoftoi se fansat e tij të vërtetë do të mund të blejnë NFT për një çmim prej 0.1 Etherum. Nisur nga vlera që tani Etherum-i ka në treg – vlerë e cila ndryshon me ndryshimin e tregut – dhe në rast se artisti arrin t’i shesë të gjitha, ai do të pasurohet përplot 2.369 milionë dollarë.

View this post on Instagram

A post shared by @mozziknft

Krahas sipërmarrjes së tij të re, Mozzik do të dhurojë edhe 50 mijë euro dhe 3 makina për fansat e tij. Detajet e përzgjedhjes së fituesve do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.

View this post on Instagram

A post shared by @mozziknft

Sa për të vënë në perspektivë nismën e re të Mozzik dhe potencialin që ajo ka, shembull kemi Tory Lanez, një këngëtar amerikan. Në gusht të këtij viti, artisti lansoi si NFT albumin e tij duke shitur secilën njësi për 1 dollar.

Brenda 57 sekondave ai shiti më shumë se 1 milion kopje, rrjedhimisht duke fituar më shumë se 1 milion dollar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm