Ndiqni këto këshilla për të bërë miq në çdo moshë

By

Miqësia është një pjesë thelbësore e përvojës njerëzore, madje ajo konsiderohet edhe si një ilaç i fuqishëm.

Ka shumë studime që tregojnë se mbështetja e fortë sociale mund të rrisë vetëvlerësimin, të lehtësojë ankthin dhe të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.

Më shumë se një e treta e të rriturve të moshës 45 vjeç e lart ndihen të vetmuar dhe gati një e katërta e të rriturve mbi moshën 65 vjeç janë të izoluar socialisht.

Gjetja e miqve cilësorë është një pengesë në çdo moshë, por të rriturit mund ta kenë më të vështirë.

“Në jetën e mëvonshme, ne priremi të jemi më pak aktiv në mjedise që japin mundësi për të bërë miq”, tha GinaMarie Guarino, këshilltare e licencuar e shëndetit mendor me PsychPoint.

Të rinjtë shpesh gjejnë shoqërinë brenda shkollës, derisa më të moshuarit preferojnë të kalojnë kohën e tyre duke i dhënë përparësi familjes ose karrierës së tyre, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

“Disa njerëz nuk përparojnë kurrë përtej miqve që kanë bërë në shkollë ose kolegj, ose nuk qëndrojnë me anëtarët e familjes. Megjithatë, derisa rritemi, ish-shokët e shkollës mund të largohen dhe rrethet e miqësisë zvogëlohen”, thotë psikoterapistja Tina Tessina.

E për të bërë miq të çdo moshë duhet të pari të gjeni kohë për hobit tuaj, të keni mmmë   shumë aktivitete dhe të zbuloni aftësitë e juaja.

Gjithashtu, një këshillë që duhet ndjekur për të bërë miq është se nuk duhet të keni frikë nga lëvizja ose marrja e hapit të parë.

Gjetja e miqësive kërkon që ju të rrezikoni dhe mos lejoni që frika e refuzimit t’ju pengojë të bëni lëvizjen e parë dhe të tregoni interes për të njohur dikë.

Artikuj të ngjashëm