Qarkulluan thashetheme në internet, Big Mama reagon ashpër ndaj tyre

By

Dita ditës ajo rrezaton nga lumturia dhe këtë nuk heziton ta ndajë me fansat e saj.

Këngëtarja Big Mama që kur ka bërë një transformim drastik dhe e ka ndryshuar jetën e saj, çdo gjë ka marrë kthesë për të mirë. Bigu ka hequr me dhjetëra kilogramë nga pesha trupore dhe tani po ndjehet e kënaqur dhe e lumtur me veten, apo të paktën e tillë është prezantuar këto ditëve të fundit.

Por që edhe kjo reja e lumturisë në të cilën pluskon Big Mama, nganjëherë nuk është e paprekshme nga ngjarje acaruese.

Është fjala për thashetheme që qarkulluan në internet ku thuhej se ajo ishte shtatzënë sepse barku i saj duket paska i fryrë. Me të parë këto lajme Big Mama riktheu atë vajzën rebele që flet mendjen e saj hapur dhe pa kufizime.

Ajo hyri në Instagram duke ndarë një postim me të gjithë ndjekësit e saj ku shprehet shumë ashpër për të adresuar acarimin e saj.

Pordhtale të nderuara, ju njoftoj se barkun e kam të fryrë nga pordhat e juaja, se me qenë shtatzënë nuk është diçka jo normale por do e publikoja së bashku me dashamirët e mi. Shumë debilë jeni, shumë! Mjerë populli jonë se çka lexon” – shprehet ajo në postimin që ndau. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm