Pushimet dimërore të motrave Vjollca, në vendin më të shtrenjtë në botë!

By

Kur Kryeministri Ramush Haradinaj i kaloi pushimet dimërore në Saint Moritz të Zvicrës, kjo shkaktoi bujë të madhe mediatike.

Dhe ndodhi pikërisht se Saint Moritz është njëri prej vendeve më të shtrenjta në tërë botën.

Por ky s’është aspak problem për motrat Marina e Luana Vjollca, që kanë ikur për në alpet zvicerane për ca ditë “off”.

Marina sapo ka përfunduar me sukses drejtimin e spektaklit “C’est La Vie” dhe një pushim si ky i duhej, ndërsa asaj i është bashkëngjitur edhe e motra Luana.

Por dy bukuroshet shqiptare, nuk kanë treguar nëse janë të shoqëruara nga partnerët e tyre, Getoar Selimin e Krenar Qoqajn, për të cilin flitet të jetë në një lidhje me Luanën, ndonëse ky mbetet një lajm i pakonfirmuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm