Vin Diesel përcolli drejt altarit vajzën e të ndjerit Paul Walker

By

Meadow Walker, vajza 22-vjeçare e aktorit të ndjerë Paul Walker, u martua në fillim të këtij muaji me disa nga yjet e “Fast and Furious” ishin aty për mbështetje. Një burim i njohur me ngjarjet e asaj dite i tha Insider se Vin Diesel, i cili është kumbari i Meadow, e përcolli atë në altar. “E! News” raportoi edhe rolin e Diesel në ceremoninë speciale.

Paul Walker vdiq në vitin 2013 pasi u përfshi në një aksident me një makinë. Ai ishte 40 vjeç në atë kohë dhe kishte luajtur në gjashtë filmat e parë nga nëntë “Fast and Furious” së bashku me Diesel.

Në fillim të këtij viti, Meadow shkoi në tapetin e kuq për nder të babait të saj në premierën e “F9”.

Meadow, i cila aktualisht është një modele profesioniste, u martua me të dashurin Louis Thornton-Allan (një aktor) në Republikën Dominikane. Një raport nga Vogue i përshkruan të pranishmit e ngjarjes si “një grup intim familjarësh dhe miqsh”.

View this post on Instagram

A post shared by E! News (@enews)

Artikuj të ngjashëm