Egzona ka ditëlindjen, Albatriti e uron me fjalë dashurie (FOTO)

By

Kanë gati një vit të martuar dhe janë më të dashuruar se asnjëherë.

Dyshja e famshme, këngëtari Albatrit Muqiqi dhe gruaja e tij Egzona Brahimaj, sapo janë kthyer nga një udhëtim në Stamboll ndërsa tani është koha për një festë në shtëpinë e tyre.

Meqë Egzona e ka ditëlindjen, kjo s’kishte si t’i shpëtonte Albatritit pa një urim, andaj sic edhe është bërë zakon, ai i ka shkruar disa fjalë për të në profilin e tij në Instagram.

Në një fotografi të marrë nga festa e bebes së Egzonës, pasi lindi vajzën Amelia, ai e ka shënuar këtë moment të vecantë për gruan e tij.

“Urime ditëlindjen zemër, pritshim edhe shumë e shumë të tjera së bashku me vajzën tonë Amelia”, ka shkruar Albatriti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm