Sabri Fejzullahu: 50 vjet në skenë dhe ende i mbush sallat plot

By

Do të mbetet gjithnjë një këngëtar i dashur për publikun kosovar.

Që 50-të vjet në skenë dhe “i madh e i vogël”, i di këngët e tij. Sabri Fejzullahu ka plot pesë dekada në muzikë, por ia doli që edhe pas të 70-tave të jetë i gatshëm të qëndrojë pranë publikut.

Mbrëmë ai ka dhënë një performancë live në njërin në klubet e natës në Prishtinë, ndërsa ka elektrizuar sallën pasi të gjithë po këndonin këngët e tij.

Përveç kësaj mbrëmjeje muzikore, Fejzullahu do të interpretojë për nder të 50-të vjetorit të karrierës së tij në një koncert madhështor të organizuar nga Klan Kosova, ku përveç tij do marrin pjesë edhe plot artistë të tjerë të cilët do interpretojnë këngët e Fejzullahut ndër vite. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm