Publikohet video: Shumë emocione në dasmën e Sarës dhe Ledionit

By

Ditë më parë, Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Medias nisi vlogun në Youtube përmes një inserti të gjatë rreth 30 minuta ku shfaqte në detaje prapaskenat e përgatitjeve për dasmën e Sarës dhe të Ledionit.

Në atë video asgjë nuk u shfaq nga pjesa e eventit dhe duket se për këtë gjë ka pasur arsye.

Ceremonia e kurorëzimit dhe festimet pas janë ruajtur për një tjetër video, e cila u publikua sot.

Gjithçka magjike, në një dasmë që i ngjan përrallave, ajo që ka bërë përshtypje nuk është shpenzimi megaloman aq sa emocionet që i ka pasur si event.

Në video vërehen qartë në disa sekuenca lot gëzimi por edhe mallëngjimi në festën e familjes Hoxha.

Për të mos i lënë shumë vend fjalëve, më poshtë ndiqni të plotë përmbledhjen nga dasma. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm