Publikohet portreti i plotë familjar i Sinanit, Andrrës dhe Ansit

By

Me rastin e një vjetorit të martesës, Andrra Destani ka pasur një befasi tejet të këndshme për fansat dhe jo vetëm

Ajo përmes një dedikimi të gjatë ka shprehur dashurinë për bashkëshortin duke zbuluar djalin Ansin për të parën herë.

‘Qe ne castin e pare kur syte tane ndeshen njeri-tjetrin, e dija qe jeta ime do te merrte nje tjeter kthese.Prej asaj dite e ne vazhdim,ti ishe mendimi i pare i mengjeseve te mia dhe protagonisti i endrrave qe mbyllnin netet e gjata.Ditet pasonin njera-tjetren e pa e kuptuar se si dhe se kur,e gjetem veten te rrethuar nga oqeani i dashurise sone te pakufijte. Te bindur e pa asnje dyshim se do te jemi perjetesisht zgjedhja e njeri-tjetrit,vendosem qe me 27.08.2015 te kurorezonim dashurine tone.Sot,plot 1 vit pas asaj dite,ne festojme per daten qe vulosi jetet tona.Torta e lumturise tashme ndahet jo ne dy,por ne tri pjese.Fryt i ndjenjave tona eshte nje engjell qe mban bashkimin e emrave tane.Rrjedhes se lumit te dashurise sone iu bashkua Ansi.Ai eshte dielli qe po ndricon e do t’i ndricoje perjete ditet tona.Jam pafundesisht e privilegjuar qe pata fatin te krijoj familjen e aq shume deshiruar me ty.Eshte nder per mua te jem bashkeshortja jote.Fjalet s’mund ta shprehin kurrsesi domethenien tende tek mua.Je krenaria ime,je arsyeja pse ditet e mia jane me te bukura,je gezimi me i madh i jetes sime…Bekoj Zotin qe na i bashkoi rruget e jeteve tona! Ti dhe Ansi,jeni gjithcka kam,jeni gjithcka dua’ – kanë qenë vargjet e Andrrës për bashkëshortin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm