Përgjatë verës, këngëtarja Adelina Tahiri ka postuar në vazhdimësi fotografi të shumta nga pushimet e zgjatura, mes tjerash në jug të Shqipërisë.
Çfarë ka marrë vëmendjen ka qenë trupi i këngëtares e cila ka arritur në masë mahnitëse të rikthejë linjat pas lindjes së djalit, Jonit.
Por, një prej imazheve të fundit ka ngjallur debat.
Këngëtarja duket të mos ketë modifikuar pjesën e strijave në fund të barkut duke lënë pamjen natyrale, përtej filtrave të Instagramit.
Një pjesë e kanë kritikuar sepse imazhi i fundit nuk ka përkuar me atë që publikon në vazhdimësi Adelina, ndërsa një pjesë tjetër e kanë komplimentuar për faktin se nuk paraqet një pasqyrë të rrejshme por si të gjithë të tjerët, ka strijat e natyrshme. /Prive.al