Melinda ka një sqarim sa i përket këngës së fundit

By

Bashkëpunimi i Melindës me Gjikon për këngën “X5”, jo vetëm që mori vëmendje si një projekt i ri, por edhe për faktin që pati një përplasje(?) mes Getinjos dhe Melindës, që duket vetëm se u ekzagjerua nga publiku.

Ishte reperi Getinjo që iu përgjigj reperes për një pjesë të tekstit.

Referenca në tekst si “Pretty motherf**er”, emër të cilin e ka në Instagram vetë Getinjo dhe diskutimi i intimiteteve deri në çështje “përmasash” e degradoi përplasjen në distancë deri në këtë foto të reperit e cila më pas i fshi.

“Klein” (në gjermanisht: i vogël) siç u shpreh Getinjo asocion vetëm me markën e të brendshmeve që ka dhe jo me diçka tjetër.

No description available.

Por, nuk shkoi shumë nga ky postim kur reperi që i dha përgjigje të drejtpërdrejtë koleges së tij tha se në tekst, Melinda nuk e ka pasur për të.

E pas gjithë kësaj reagoi edhe Melinda, për të sqaruar se kënga e saj e re “X5” nuk është ‘diss’ për askënd. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm