U akuzua se mohoi prejardhjen e tij, reagon Ardian Bujupi

By

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video lidhur me këngëtarin Ardian Bujupi, i cili u ndalua në rrugë nga një tiktok-ere dhe u nënshtrua disa pyetjeve lidhur me jetën e tij, origjinën dhe aspekte të tjera.

Ardiani zbuloi se është këngëtar dhe vjen nga Gjermania. Përgjigja e artistit shqiptar, i lindur në Kosovë, irritoi fansat e tij, të cilët reaguan ashpër nëpër komente.

Në lidhje me këtë, Ardiani dha një shpjegim duke thënë: “Për ata armiqtë që janë duke kërkuar gabime te unë, kot e keni. Unë jam rritur në Gjermani, kam fituar famë në këtë vend. Në intervistën e parë në jetën time për RTL, fjala e tretë ka qenë Kosovë. Ajo vajzë në Dubai njeh shoqërinë time në Gjermani dhe më ka ardhur më shkurt të them ‘Germany’. Po të kishte qenë intervista më e gjatë, unë kisha thënë ‘jetoj në Gjermani’, jam shqiptar, etj., etj.”

Artikuj të ngjashëm