Pse Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles?

By
Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, Mbretit Charles, por Meghan Markle nuk do të jetë pranë tij.

Buckingham Palace konfirmoi të mërkurën se Duka i Sussex do të jetë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit dhe Mbretëreshës Camilla në Westminster Abbey të Londrës më 6 maj. “Pallati Buckingham është i kënaqur të konfirmojë se Duka i Sussex do të marrë pjesë në shërbimin e kurorëzimit në Westminster Abbey. Dukesha e Sussex-it do të qëndrojë në Kaliforni me Princin Archie dhe Princeshën Lilibet”, thanë ata në deklaratë.

Princi Harry, donte të ishte në shërbim për të mbështetur babanë e tij në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij, thotë një mik për ‘People’.

Edhe pse ka tre ditë ngjarjesh rreth kurorëzimit, duke përfshirë një koncert në Kështjellën Windsor dhe një ditë vullnetare, Harry nuk pritet të marrë pjesë në daljet e tjera përveç ceremonisë së kurorëzimit. Pallati nuk kishte asnjë koment apo udhëzim nëse Princi Harry do t’i bashkohet mbretit Charles, mbretëreshës Camilla dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në ballkonin e Pallatit Buckingham pas kurorëzimit në këtë fazë.

Meghan do qëndrojë në Kaliforni me dy fëmijët e çiftit. 6 maji është gjithashtu ditëlindja e katërt e Princit Archie, dhe ajo do të kalojë fundjavën duke festuar me të dhe motrën e tij, princeshën 22 muajshe Lilibet.

Artikuj të ngjashëm