Konfirmohet seria e Harry Potterit

By

Një adaptim televiziv i serisë së librave Harry Potter nga J.K. Rowling është konfirmuar nga HBO Max.

Më herët gjatë këtij muaji qe raportuar që kishte negociata për serinë e parë që bazohet në këta libra.

Mediumi Bloomberg ka raportuar që secili sezon do të bazohej në njërin prej shtatë librave të Harry Potterit.

“Hogwartsi juaj është këtu”, ka shkruar HBO-ja në Twitter. “Maxi ka porositur serinë e parë televizive të Harry Potterit, një adaptim besnik i librave ikonikë”.

Artikuj të ngjashëm