Nuk është sekret që gratë jetojnë më gjatë se burrat.
Ky duket si një lajm i mirë për zonjat, megjithatë ka një gjë që ato nuk e prisnin.
Rezulton se gratë plaken më shpejt se burrat. Dhe nuk është për t’u habitur, gratë kanë shumë arsye për këtë ,nga shtatzënia në menopauzë dhe këtu nuk mbaron lista.
Përveç kësaj, ndryshimi hormonal është ai që i shpjegon të gjitha.
Luhatjet e hormoneve shoqërohen me depresion. Për më tepër, çrregullimi afektiv sezonal prek gratë më shumë sesa burrat.
Stresi i vazhdueshëm çon në mënyrë të pashmangshme në plakjen e hershme.
Një studim i kryer vërtetoi se shtatzënia bën gratë të duken 11 vjet më të vjetra.
Përveç kësaj, stresi gjatë shtatzënisë nuk është i pazakontë, i cili gjithashtu përshpejton procesin e plakjes.