Këtu e takoi Albatrit Muqiqi Egzonën – historia e tyre është romantike

By

Nëse nuk e keni ditur, Albatrit Muqiqi dhe gruaja e tij, Egzona Brahimaj janë takuar në qytetin e Gjakovës, ku Egzona edhe punonte më herët.

I ftuar në Nd’rrimin e Natës, Albatriti ka rrëfyer se si e kishte takuar dashurinë e jetës së tij, derisa po kalonte pranë një dyqani kozmetike në Gjakovë.

“Me Egzonën bëhen tash pesë vjet që jemi takuar. Ajo ka punuar në një kozmetikë në Gjakovë dhe e pashë atë duke qëndruar jashtë dyqanit. Hyra në dyqan pa e pasë në plan as të blej parfum, e as nuk kisha nevojë për të. Aty për aty bisedova me të. U mundova ta marr një kontakt dhe më refuzoi. E unë thash kështu po lypet”, tregoi ai me të qeshura.

Sot ata kanë tre fëmijë, Amelian dhe binjakët e tyre Elian dhe Eraldin, të cilët erdhën në jetë pak ditë më parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm