“Përjetësi” është kënga që sollën Fifi me Ermalin para pak dite duke u kthyer menjëherë në një nga prurjet më të dëgjuara.
Por, ky projekt duket se nuk ishte alternativa e parë.
Kështu ka treguar së fundmi Ermali duke shtuar se Fifi, fillimisht i kishte nisur një këngë tjetër por që Fejzullahu kishte kërkuar diçka më artistike.
Propozimi i dytë ishte “Përjetësi” dhe aty dyshja gjetën një kimi perfekte e cila përkthehet me suksesin e menjëhershëm të bashkëpunimit./Prive.al