Cilën këngëtare di ta imitojë kaq mirë Aurela Gaçe?!

By

Aurela Gaçe është njëra ndër këngëtaret që njihet për talentin dhe zërin e saj të rrallë.

Aftësitë vokale e kanë bërë atë të hyjë në mesin e artistëve më të mirë në skenë.

Të pranishme e gjejmë vazhdimisht nëpër këngë e videoklipe, e duke mos lënë anash as festivalet.

Ajo për herë të dytë ka qenë edhe fituese e festivalit “Kënga Magjike”, me këngën me titull “Akoma jo”.

Përveç këtyre talenti i saj në muzikë nuk njeh kufi. Ajo është edhe imituese shumë e mirë. Në videon e fundit të publikuar në profilin e saj të Instagramit ajo ka treguar një sekuencë nga viti 2000 ku është duke e imituar këngëtaren Alberie Hadergjonaj në mënyrë identike si vetë këngëtarja./prive.al/

Artikuj të ngjashëm