Dhimbjet e kokës në mëngjes mund të shkaktohen nga një mori arsyesh, disa prej të cilave nuk mund të zgjidhen me një ilaç të thjeshtë.
Ato ndonjëherë mund të shfaqen nëse jemi të dehidratuar dhe ndonjëherë mund të jenë rezultat i konsumimit të tepërt të pijeve alkoolike apo edhe të qëndrimit në diell për një kohë të gjatë.
Shpesh dhimbjet e kokës në mëngjes nuk janë serioze, por nëse dhimbja është e vazhdueshme mund të jetë një tregues i mundshëm i një problemi themelor.
Sipas ekspertëve në Harvard Health, ka rreth 300 lloje të ndryshme dhimbje koke, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Një dhimbje koke në mëngjes zakonisht fillon midis orës 4 dhe 9 të mëngjesit dhe shpesh nderpret gjumin, duke e zgjuar personin me dhimbje.
Dhimbja mund të ndahet në një sërë kategorish duke e bërë atë ose një dhimbje koke grupore, tensioni, ose edhe migrenë.
Llojet e tjera të dhimbjes së kokës në mëngjes mund të përfshijnë dhimbje koke paroksizmale dhe medicinale.
Ndryshe, studimet kanë zbuluar se shumica e njerëzve që vuajnë nga dhimbje koke në mëngjes vuajnë edhe nga çrregullime të gjumit.