Bukuroshja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka kohë që ka ndërruar vendbanim duke u shpërngulur kështu në New York të paktën për një periudhë kohore.
Mes angazhimeve të shumta atje ajo po gjen kohë edhe për relaks e për rrjete sociale teksa mbrëmja e kaluar e gjeti atë duke provuar për herë të parë lidhjen ‘Direkte’ në Instagram.
E siç e don ‘tradita’ ajo i’u përgjigjej pyetjeve që bënin fansat të cilët mes tjerash e pyetën se a është falënderuese ndaj Getit e Majkit për një lloj ngritje të famës që mund të ketë pasur pjesmarrja e saj si protagoniste në klipin e këngës ‘Ajo’.
Xhesika reagoi menjëherë duke i’u drjetuar ndjekësve se nuk mendon aspak se fama i erdhi me atë projekt pasi një gjë të tillë e kishte arritur shumë kohë më parë.
Sidoqoftë impakti që ka pasur projekti ‘Ajo’ tek publiku sigurisht që ka ndikuar edhe tek Xhesika si dhe anasjelltas. /Prive.al/