Për çka po e falënderon Ledri modelen Emina Çunmulaj?! (FOTO)

By

Reperi i njohur, Ledri Vula ditët e fundit po i kalon në një prej vendeve më të bukura në botë, Amerikë.

E si për t’iu shmangur temperaturave të ftohta të cilat po mbretërojnë në vendin tonë ai zgjodhi Miamin si vendin ideal për të pushuar disa ditë para se të mbajë një sër koncertesh në New York.

Artisti në disa fotografi u pa i shoqëruar me një prej miqve më të mirë të tij i cili jeton pikërisht në Amerikë.

Mes shumë postimeve të bëra nga ai erdhi edhe një nga një restaurant me ushqime aziatike tek i cili Ledri u pa të falënderonte modelen Emina Çunmulaj.

Arsyeja duket të jetë tepër e thjeshtë pasi duket se ishte pikërisht modelja ajo e cila i sugjeroi artistit të vizitojë restoranin në fjalë e kjo për faktin se vizitat e shpeshta të saj atje kanë bërë që t’a njohë mirë qytetin e Miamit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm