Prokuroria e Tiranës është ankuar ndaj vendimit të gjykatës që e liroi kqngtarën Ruenca Haxhiaj (Enca).
Ajo kishte qëndruar në burgim për dy ditë, pasi në banesën e saj i gjetën kanabis.
Organi i akuzës kërkon që këngëtarja të rikthehet në qeli, teksa hetohet për kultivimin e pesë bimëve kanabis në ballkonin e vilës së saj në Lundër.
Sipas mediave shqiptare, ajo gjatë seancës nuk foli por kishte deklaruar se ishte përdoruese e kanabisit.