Enca përfundon xhirimet e klipit të ri: Ky është videospoti më i mirë deri më tani

By

Katër javë më parë ajo publikoi klipin e këngës ‘Rendes Vous’ ku u shfaq si një seks bombë e vërtetë.

Dhe siç ka paralajmëruar ajo, tani e ka radhën një tjetër këngë e cila ka një titull tejet eksplicit.

“Kujt po i ha”, është kënga e re e Enca Haxhiut e cila pritet të lansohet së shpejti, sepse edhe xhirimet e klipit kanë përfunduar.

Prive merr vesh se kënga me klip del në fund të kësaj jave, ndërsa vet Enca ka thënë në një video në Instagram, se ky është klipi më i mirë që ka realizuar deri më tani.

Kujtojmë se gjashtë muaj më parë, ajo bëri pulë dhe ngriti shumë pluhur në publik me këngën e saj “Dua”, klipi i së cilës ishte i mbushur me skena tejet intime, të cilat Enca i realizoi me një model spanjoll. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm