Cila këngëtare e famshme shqiptare performoi live edhe pse ishte e sëmurë ! (VIDEO)

By

Fjala është për super yllin shqiptarë Dua Lipa e cila po vazhdon të ngjitet në skenën ndërkombëtare me hapa gjigand.

“Blow your mind (Mwah)” ishte projekti i fundit që ajo solli me videoklip e që pati sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa së fundmi ishte pjesë edhe e ballinave shumë të njohura si British Vogue dhe Hunger Magazine.

Performancat vazhdojnë të jenë diçka shumë speciale për të e kur dihet se intensiteti dhe numri i tyre është rritur mjaft lodhja fillon të vie në shprehje.

Mbrëmja e kaluar e gjeti Duan në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore pasi që kishte dhimbje fyti por as kjo gjë nuk e ndaloi atë të performonte në një nga mbrëmjet e organizuara nga Google.

E mbi këtë fakt na njoftoi vetë artistja përmes rrjetit social Instagram ku postoi një video nga performanca e natës së kaluar teksa shihet duke kënduar në atë gjendje.

Mes tjerash ajo citoi ” Edhe pse me dhimbje fyti, gjithmonë do i’a dalim. Faleminderit Google për ftesën e sontme” /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm