Këngëtar, tashmë i shndërruar në politikan, Labinot Tahiri sot ka përjetuar një episod jo fort të këndshëm.
Prive.al ka arritur të mësoj që Labit, i cili është kandidat për deputet, i është thyer para pak minutash vetura në Lipjan, gjatë një aktiviteti politik.
I kontaktuar, Labi ka pranuar incidentin duke thënë që atij i është vjedhur një çantë dhe hajduti është kapur nga policia.
Labi, ka deklaruar që bëhet fjalë për një vjedhje të zakonshme dhe nuk ka diçka të lidhur me pikëpamje politike.
Si rrjedhojë, në polici, Tahiri ka deklaruar që nuk dëshiron të bëj akuzë.