PRIVE zbulon: Sot dueti i Elvanës me Capital T, këto janë detajet

By

Një super-bashkëpunim është GATI…

Elvana Gjata dhe Capital T janë bërë bashkë për herë të dytë, për një këngë të re e cila siç merr vesh PRIVE, publikohet sot.

Pas suksesit jashtëzakonisht të madh me projektin me titull “Lejla” pjesë e të cilit ishte edhe 2po2, Elvana dhe Capo, kanë punuar në duetin e tyre, klipi i së cilës është realizuar në Stamboll të Turqisë.

(lajmi vijon…)

Elvana Gjata pati me vete edhe ekipin e saj me të cilën ka disa vjet që punon.

Valdrin Sahiti për veshjet, Sellma për grimin dhe sigurisht Kaci për flokët, në mënyrë që këngëtarja të shkëlqejë deri në detajin më të vogël.

Para pak ditësh, Valdrini publikoi një video dhe foto të Elvanës ku dukej jashtëzakonisht ekstravagante dhe ndryshe nga paraqitjet që jemi mësuar ta shohim.

Teksa Capital T, s’ndalonte së postuari fotografi i vetëm por duke bërë të ditur lokacionin – Stamboll, Turqi. Madje reperi, përgatiti pak ndjekësit se diçka e re po vjen së shpejti me anë të një postimi mbrëmë në insta story.

“Qetësi para stuhisë” – ishte mesazhi i tij…

Përveç kësaj, Prive poashtu zbulon se këtë verë, Elvana do të sjellë edhe dy materiale të tjera.

Për lajme ekskluzive dhe sekrete VIP-ash, qëndroni me PRIVE – si gjithmonë të parët…/PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm