Prive.al mbush 5 vjeç! Një histori suksesi në 60 muaj

By

28 shkurt 2015 ishte data kur erdhi në jetë një media e re elektronike, www.prive.al

Ishte menduar si një plotësim i emisionit Privé i cili veçse kishe lëshuar rrënjët në industrinë televizive si programi i parë i showbizit që mori vëmendjen e çdo grupmoshe.

Mirëpo, Prive.al nuk qëndroi si aksesor i emisionit për shumë kohë, pasiqë në një periudhë të shkurtër u kthye në një media elektronike me identitet të saj unik.

I vetmi portal ku emrat më me zë i besuan për të treguar lajmet ekskluzive.

E vetmja platformë që zbuloi informacione ku askujt mendja nuk i shkoi.

Ndër të paktit që lajmi është i konfirmuar e pasqyrohet edhe me imazhe.

Kështu ditë pas dite, skuadra e Prive.al u etablua dhe është emri i parë që ju sot klikoni për të mësuar të rejat nga bota e yjeve.

Gjatë gjithë kohës ne po rritemi. Po rritemi me numër të informacioneve. Po rritemi me numrin e gazetarëve. Po rritemi me numrin e lexuesëve e sot jemi rritur edhe me vjet.

Sot ne u bëmë 5.

Falemnderit që besoni tek ne.

Artikuj të ngjashëm