Pamja nga apartamenti i ri i Encës, mahnitëse dhe frymëzuese (FOTO)

By

Eh kush nuk do inspirohej po të pinte një kafe në terasën e apartamentit të ri të këngëtares Enca Haxhia?

Punë e punë, këngë të reja e koncerte, i kanë sjellë asaj edhe pasuri dhe standard të mirë jete dhe këtë po e dëshmon edhe blerja e apartamentit të ri nga ana e saj, që përveç se pritet të jetë shumë luksoz, ka edhe një pamje piktoreske.

Enca në profilin e saj në Instaram, ka publikuar një video përmes së cilës ua tregon miliona ndjekësve të saj, pamjen me të cilën do zgjohet çdo mëngjes.

Kodra e livadhe të gjelbëruara në këtë ditë tetori, janë ato që shihen në këtë video dhe Enca duket shumë e entuziazmuar për atë që po e pret në këtë shtëpi të re. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm