Edhe një dasmë VIP do të kemi së shpejti në Kosovë.
Vitin tjetër, motra e Almeda Abazit, Ilda, do të martohet me basketbollistin turko-kosovar, Kenan Sipahi.
PRIVE.AL mëson se dasma është rezervuar për verën që vjen dhe do të mbahet në Kosovë.
Ilda dhe Kenani janë bashkë që një kohë të gjatë dhe dashurinë e tyre kanë vendosur ta kurorëzojnë me dasmë dhe kjo nënkupton që do të kemi një ceremoni turko-kosovare vitin që vjen.
Ndryshe, Almeda po qëndron në Kosovë bashkë me burrin e saj Tolgahan Sayisman i cili u ftuar nga Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi./Prive.al