Kështu e pritën mbrëmë Luanën në koncert (VIDEO)

By

Prej kur edhe ka debutuar në muzikë si këngëtare, Luana Vjollca kohë pas kohe ka qenë pjesë e mbrëmjeve muzikore.

Megjithatë, për habinë e shumëkujt, bukuroshja ndezi motorët këtë verë duke nisur një tur intenziv të koncerteve pas publikimit të projektit ‘Benzina’ i cili u prit mjaft mirë.

E ndalesa e fundit e këngëtares mbrëmjen që lamë pas ka qenë Vushtrria ku është pritur në mënyrë spektakolare nga turma e madhe e fansave që kishin ardhur për ta ndjekur këngëtaren.

Ndryshe, e ardhmja e Luanës në televizion, momentalisht mbetet e paqartë.

Ajo që dihet sigurtë është se ‘Pa Limit’ pas mbarimit të sezonit të parë nuk do të vazhdoj më si emision por nëse Luana do jetë sërish brenda familjes së Top Medias, kjo nuk mund të thuhet me siguri. /Prive.al/

Zemra plot! Faleminderiit Vushtrriaaa ???

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Artikuj të ngjashëm