Pak javë më parë ju njoftuam ekskluzivisht mbi lidhjen e re të Diellza Kolgecit dhe shtatzëninë.
E duket se risitë nuk janë vetëm nga ana e Diellzës por edhe nga ish i dashuri shumëvjeçar i saj.
Noli Fetoshi, arkitekti me të cilin Diellza ishte në lidhje për shumë vite, ka nisur një lidhje të re.
Bëhet fjalë për romancën me prezantuesen e sportit në Klan Kosova, Genta Canën e cila e ka zyrtarizuar lidhjen përmes një postimi në rrjete sociale ku e uron personin e zemrës me rastin e ditëlindjes.
Burimet i kanë treguar Prive.al që dyshja kanë disa muaj që janë bashkë.
‘Genta dhe Noli kanë nisur lidhjen tash e disa muaj dhe janë shumë të dashuruar. Lidhja po ecë për mrekulli’ – deklaron për portalin tonë burimi i rezervuar pranë çiftit.
Shumë urime! Ju shkoftë mbarë! /Prive.al