Nisin xhirimet – Kështu duket Enca në filmin e ri me Ermal Mamaqin

By

 

Përveç si këngëtare, Encën tani do ta shohim edhe si aktore.

Pas filmit shumë të suksesshëm “Dy gisht mjaltë” të Ermal Mamaqit ku protagoniste kryesore ishte Elvana Gjata, komediani dhe prezantuesi i njohur shqiptar, ka vendosur ta ftojë në film Encën.

Xhirimet kanë nisur dhe sot ishte dita e parë.

Ermali postoi një fotografi në Instagram ku shihet Enca bashkë me doktorin e famshëm Skerdi Faria, në një skenë.

“Dita e parë e xhirimit duket shumë e nxehtë…”, ka shkruar aktori duke mos treguar detaje të tjera./Prive.al

Artikuj të ngjashëm