Pas rrëfimit, Loredana nis xhirimet e klipit të ri me shumë ‘ushtare’ femra (FOTO)

By

Gjatë ditës së sotme, Loredana ka mbajtur konferencë për media bashkë me dy avokatët e saj, të cilët i janë përgjigjur shumë pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Gjatë rrëfimit, Loredana nuk pranoi asgjë çka është shkruar kohëve të fundit në mediat zvicerane dhe ato gjermane, duke thënë se paratë janë dhënë me vetdëshirë dhe nuk janë marrë me mashtrime e as kërcënime.

Rep-artistja erdhi dje në Prishtinë bashkë me Mozzikun, por jo vetëm për konferencën. Ajo po xhiron sot videoklipin e saj të ri, për të cilin reperi tha se është shumë i mirë.

Loredana ka publikuar pak pamje nga sheshxhirimi ku shihet disa femra të veshura me uniforma ushtrie.

Çifti nuk ka dhënë detaje rreth datës së publikimit, veçse para gazetarëve thanë se do të dalë shumë shpejtë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm