Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Zgjoi” në ShBA.
Osmani sonte ka ndarë disa fotografi nga nata e mbrëmshme ku shihet krah yllit botëror Dua Lipës, aktores Yllka Gashi, regjisores Blerta Basholli dhe Fahrije Hotit.
Osmani këtë natë e ka cilësuar si të mbushur me madhështi, talent, hijeshi e krenari.
“Një natë në mes të yjeve të Kosovës sonë të dashur. Sa shumë madhështi, talent, hijeshi e krenari me një vend”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Kënaqësi e veçantë t’i bashkojmë forcat me Duan tonë për të përçuar në çdo cep të botës fjalën për suksesin e mesazhin human që përcjell filmi i jashtëzakonshëm “Zgjoi”, i Blerta Bashollit i interpretuar me mjeshtëri nga Yllka Gashi dhe kasta e supertalentuar e aktorëve tanë”, ka shkruar tutje presidentja.