Aktori shqiptar Blerim Destani nuk ka të ndalur me projektet filmike të realizuara në Gjermani. Pas pjesëmarrjeve të shumta në serialet më të njohura në televizionet gjermane, Destani tashmë do të vijë si pjesë e roleve kryesore të filmit më të ri “Frauen” që në shqip do të thotë “Gratë”.
U pa me datë 28 Prill në edicionin e tetë të festivalit të filmit Pri Film Fest për shfaqjen e një prej filmave ku ai merr pjesë.
Angazhimi i tij aktual janë premierat e filmit më të ri, pas asaj të Munchenit, filmi “Frauen” bashk me Blerimin vjen premierë në Zurich me datë 27 prill./PRIVE.AL/