Blerim Destani arrin në Hollywood – paraqitet në filmin e ri krah Morgan Freeman e John Travoltas

By

The Poison Rose është filmi më i ri i zhanrit triller me regji të Francesco Cinquemani, George Gallo dhe Luca Giliberto.

Por e veçanta e filmit dhe një arsye se pse shqiptarët duhet ta ndjekin, është fakti që aty luan aktori i njohur shqiptar Blerim Destani.

Destani do të luajë krah emrave të njohur të kinematografisë botërore, në fakt figura filmike që konsiderohen legjenda të filmit si Morgan Freeman dhe John Travolta.

“Ishte kënaqësi të isha pjesë e këtij projekti kaq të bukur. Kënaqësi të punoja me këtë ekip dhe kam falënderime speciale për ta”, ka shkruar Destani.

Filmi i zhanrit triler pritet që premierën ta ketë me 24 maj të këtij viti, ndërsa tashmë Destani ka publikuar një insert nga filmi i ri:

Artikuj të ngjashëm