Ditën e sotme, Loredana pushtoi mediat me një ‘M’ që e mban si incial krahas ‘H’-së për Hanën në qafë.
Shumë ishin ata që e lidhën këtë me Mozzik pas raportimeve për ndarje të çiftit.
E vetëm pak orë pas, reperi ka bërë një postim në rrjete sociale i cili ngjason si një përgjigje indirekte.
Duke reflektuar për rrugëtimin e deritanishëm në karrierë ai mes tjerash deklaron:
‘Do qëndroj pa lëvizur karakterin vetëm duke forcuar atë. Do i qëndroj besnik sakrificave të mia falë atyre që jam këtu. Do i rikujtojë të gjitha momentet, në momentet më të mira që ta di që apo po nuk i mbajte mirë ikin e nuk kthehen më. Do eci kryelartë pa ndalur epshin për sukses. Do kujtoj fytyrën e nanës kur e bëra të qante, e si lotëve të saj i shpalla luftë që t’ia kthej mbështetjen ngaqë e meriton. Më duaj ose më urrej, që të dyja janë ndjenja’.
Me kë mund ta ketë pasur këtë herë Mozzik? /Prive.al