Ku humbi Shkurte Gashi? (VIDEO)

By

“Jetën tënde” është projekti i fundit i Shkurte Gashit në bashkëpunim me Brunon.

Pas kësaj kënge, këngëtarja nuk erdhi me asnjë prurje tjetër muzikore.

Muaj më parë, në një intervistë për Prive nga Zvicra, artistja rrëfeu shumë gjëra duke treguar se e vetme po e kalonte karantinën pasi në atë kohë nuk lejohej të udhëtonte për të qenë pranë familjes.

Përveç kësaj, këngëtarja nuk ka qenë aktive shumë as në rrjete sociale. Postimi i saj i fundit është bërë më 15 qershor.

Siç duket, Shkurte Gashi po përgatitet për të punuar në këngë të reja të cilat mbase mund të vijnë në fund të vitit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm