“Portokalli” në sezonin e ri, çka ndodhi në prapaskenë?

By

Në kuadër të lajmeve të verës për ndryshimet në televizion, ka patur zëra që “Portokalli”, programi i përjavshëm i humorit në Top Channel, do të zhvendosej në një tjetër logo televizive.

Madje, u trajtua si punë e kryer largimi I regjisorit Basha dhe pjesës më të madhe të trupës së humorit.

Por një prej protagonistëve kryesor të këtij shoë, Flor Binaj ka konfirmuar se ai do të vijojë të jetë pjesë e shoë-t edhe gjatë sezonit të ri në Top Channel.

“Unë po punoj për personazhet që kam dhe personazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do shfryhen mjaftueshëm me Portokallinë dhe ne mezi presim të jemi në ekran”, ka thënë Binaj në një intervistë për Ori Nebijajn në “Pushime on Top”.

Burime për Prive.al kanë hedhur më shumë dritë mbi mbetjen e “Portokalli” në ekranin ku u lind si projekt dhe ku pati suksesin e tillë gjithë këto vite.

Mësohet se oferta ka qenë nga ABC me synimin që të kalojë regjisori dhe afro 80% e trupës, me përjashtime të vogla, ndër ta Rez Veleshnja. Një kalim I tillë do e bënte pothuajse të pamundur vijimin normal të “Portokalli” në Top Channel marrë shkas edhe nga koha e vogël për të rekrutuar staf dhe boshllëku që do e linin figurat më të njohura të programit.

Negociatat duken të kenë dështuar rrugës për arsyen financiare.

Prive.al ka mësuar se ka qenë kostoja e madhe e trupës së “Portokalli”, që lirisht mund të konsiderohet televizion më vete dhe risku që pasonte ajo që ka stepur kalimin e madh i cili pa dyshim se do përbente “blerjen” më potente ndër vite në mediat shqiptare.

Gjithashtu, me menaxhmentin aktual të Top Channel bëhet e ditur se janë negociuar edhe kushte të reja më të favorshme për pjesëtarët e ekipit, çka e ka bërë qëndrimin edhe më të lehtë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm