Në një prej paraqitjeve të saj të fundit, Melisa e quajti Ledjanën si personazhin më falso të programit.
Kjo u pasua me një kundërpërgjigje nga Ledjana.
“Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi” – u shpreh Ledjana.
Kaq ka mjaftuar që të ketë sërish një kundërpërgjigje. Melisa i ka përmendur Belgjikën konkurentës së programit, duke aluduar në historinë e të dashurit të Ledjanës që mbahet në burg në këtë shtet europian.
Replika e plotë, në vijim ./Prive.al