Blero pret Afronën në aeroport por reagimi i saj s’është më i miri i mundshëm (FOTO)

By

Ndarja rreth një javore e Bleros dhe Afronës tashmë çdo herë e më shumë po vërtetohet se ka shërbyer për dyshen për të konsoliduar lidhjen e tyre edhe më mirë,

Blero nga ajo periudhë ka shkuar dy herë në Zvicër teksa edhe Afrona sot shënon ardhjen e sërishme në Kosovë.

Për ta pritur, Shkupit ia ka mësyer vetë këngëtari që e ka pritur në aeroportin e kryeqytetit të Maqedonisë deri në arritjen e bukuroshes.

E pavarësisht faktit se mund të mos jenë parë një kohë, momenti i parë i takimit nuk është ai që e supozojmë, me përqafime dhe përshëndetje.

Blero që itenerarin drejt Shkupit dhe momentin e arritjes e ka filmuar i emocionuar merr përgjigje nga Afrona … NJË GISHT TË MESËM! Kjo të paktën vërehet në videon e shpërndarë nga vetë këngëtari në Instastory.

Një gjest që nuk e kemi parë më herët nga bukuroshja! /Prive.al/

14124215_10201910444518566_1965735317_o

Artikuj të ngjashëm