Plas dashuria në ekran: Olti Curri ‘turbullon’ të rinjtë tek ‘E diell’

By

Ka tash e disa javë që portalet shqiptare shkruajnë për një version lokal të programit ‘Uomini e Donne’ i cili në thelb ka njohjen dhe dashurinë mes çifteve të reja.

Versioni shqiptar titullohet ‘PërPuthen’ dhe do të vijë brenda për gati një orë rresht në spektaklin ‘E diell’ në Top Channel. Dy javët e para ishin prezantim i vajzave, Ina dhe Antoneta por duket se më të mirën nuk e kemi parë akoma.

Nga dita e nesërme, ‘Përputhen’ do të fillojë me kandidatët e interesuar për t’i marrë zemrën vajzave dhe kjo s’do të jetë risia e vetme. Ekipi me në krye autoren Olsa Muhameti ka menduar që të fortifikojë pozitën e këtij reality-show me një prurje të fuqishme.

Të Dielave, do të jetë opinionisti më i njohur Olti Curri ai i cili do të na shoqërojë me komentet e tij për të gjithë ecurinë që do e marrin ngjarjet që nga njohja e vajzave me djemtë kandidatë e deri tek zhvillimi i të papriturave të tjera gjatë rrugës.

 

View this post on Instagram

 

“Sa pune e veshtire te jesh engjell…” #uominiedonne #çiftiilumtur #perputhje #ediell #oltinukfletkot

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

I kontaktuar nga Prive.al, Olti e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në ‘PërPuthen’ duke premtuar një spektakël të vërtetë.

Ky format i guximshëm me pikë reference modelin italian të të bërit televizion vie për herë të parë në ekranet shqiptare dhe është në vazhdën e risive dhe ristrukturimit që po e bën TCH jo vetëm tek ‘E diell’ por në të gjitha programet e televizionit.

Sakaq, për Olti Currin, rikthimi në Top Media ngjan në një rikthim tek ‘rrënjët’ e për shikuesit është pa dyshim një vulë e suksesit marrë shkas nga formatet paraprake si ‘Big Brother Fan Club’ apo programet në radio të cilave audienca nuk iu ka munguar për as edhe një moment të vetëm. Me pritshmëritë e larta në fokus, na mbetet të presim deri nesër për të parë se çfarë është përgatitur nga ekipi i ‘E diell’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm