Vjen ‘Rambo’

By

Projekti i fundit i dyshes Blunt & Real ishte ‘Vera’ i publikuar rreth dy muaj më parë,që pati një dëgjueshmëri mjaft të madhe në publik.

Sic e kemi paralajmëruar edhe më herët ata ishin në përgaditje e sipër të projektit të tyre me të ri,i cili u publiku pak caste më parë .

Kënga ka një titull mjaft interesant ‘Rambo’ ,videoklipi i së cilës është xhiruar nga produksioni kosovar,Entermedia.Produksion ky me të cilin dyshja ka bashkëpunim shumë të shpeshtë.

Ajo cka mund të shohim është se kënga dhe videoklipi janë në harmoni të madhe mes vete,që na sjellin një atmosferë tejmase verore.
Për tekstin janë kujdesur vetë Blunt dhe Real,ndërsa për muzikën Florent Boshnjaku dhe Blunt.

Vlen të ceket që ata ka dhënë më të mirën e tyre,në mënyrë që ky projekt të mos kalohet aq lehtë pa vëmendjen e duhur./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm